Home Sporti Barcelona kër...

Barcelona kërkon të zëvendësojë Koeman me një tjetër trajner holandez

66
0

Në orët e fundit te Barcelona, kanë ndryshuar planet sa i përket pasuesit të mundshëm të Ronald Koemanit. Mediet spanjolle raportojnë se i preferuari i numrit 1 të klubit është Erik Ten Hag, tekniku 51-vjeçar i Ajaxit të Amsterdamit, por problem mbetet paga e tij.

Pasi studioi mundësitë për afrimin e Pirlos, Marcelo Gallardos, Robert Martínezit dhe Xavit, Laporta ka kaluar tek Ten Hag, trajner i fiksuar me rreshtimin 4-3-3, që presidenti i Barçës e pëlqen aq shumë.

Holandezi ka një problem të ngjashëm me atë të Roberto Martínezit dhe Gallardos, sepse ai ka një kontratë me Ajaxin dhe duket e vështirë ta lënë të largohet në këtë pikë të sezonit.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit