Barcelona ndez “alarmin e kuq”, mbi 1 miliard euro borxhe

Barcelona është në momentin e saj ndoshta më të vështirë në histori nga pikëpamja financiare. Klubi blaugrana së fundmi miratoi buxhetin për sezonin 2021/2022, klubi katalanas është detyruar të tkurret në shifra, për shkak të deficit të madh të krijuar nga sezoni i kaluar.

765 milion euro do të ketë dispozicion Presidenti Laporta për të përballuar vitin kundrejt 791 milionë euro që ishte parashikuar. Në raportin e klubi blaugrana nënvizohet se vetëm gjatë sezonit të kaluar Barca ka humbur 481 milionë euro.

Situata është katastrofike kur llogaritet totali i borxhit, shumë e cila arrin në 1.35 miliardë euro dhe që është shqetësimi më i madh i katalanasve. Më 6 tetor, Barcelona do të paraqesë të gjitha faturat përpara  audit që do të vulosë gjendjen financiare ndërsa një takim me të gjithë aksionerët e klubit është caktuar për fundjavën e 16 dhe 17 tetorit.

Gjatë kësaj vere në përpjekje zvogëluar në maksimum humbjet, Barcelona u detyrua të reduktojë sasinë e pagave për disa futbollistë, por kjo thjeshtë e ka zbutuar situatën e vështirë.

SHKARKO APP