Barcelona zyrtarizon nesër një tjetër blerje, ja për kë bëhet fjalë …

Barcelona nuk di të ndalet në merkato. Skuadra blaugrana ka gati transferimin e tretë zyrtar brenda pak ditëve. Bëhet fjalë për yllin e Lyon-it,Memphis Depay.

Gazeta katalanse “Sport”, ditën e nesërme pritet që të zyrtarizojë shitjen e sulmuesit holandez, i cili ka përfunduar kontratën me Lyon-in. Akordi me palët është arritur, teksa Barcelona synon që të mbyll gjithçka para fillimit të “Euro 2020”.

Në garë për depay në ditët e fundit janë shtuar shumë skuadra, veçanërisht në Itali, ku Milani dhe Interi, e kanë në planet e tyre. /Koha Jone/

 

SHKARKO APP