Home POLITIKE Bardhi hedh p...

Bardhi hedh poshtë zërat: Grupi i PD-së është i bashkuar, po punohet për një projekt politik

201
0

Gazment Bardhi thotë se grupi parlamentar i PD-së është i bashkuar dhe se është duke punuar për një projekt të përbashkët politik. Në një lidhje direkte për emisionin “Opinion” në Tv Klan, Bardhi ka thënë se grupi i deputetëve të PD-së do të vijojë të jetë i bashkuar në parlament dhe se janë duke punuar për të gjetur zgjidhje brenda forcës politike që përfaqësojnë.

Pyetje: A ka zgjidhje Bardhi?

Gazment Bardhi: Zgjidhja për partinë, do të jeni të sigurtë që me pjekurinë që keni treguar me faktin që shumica e deputetëve të PD-së janë ndërgjegjësuar që të ndarë, i fituar është vetëm Edi Rama. Për mua nuk ka asgjë më shumë rëndësi se bashkimi i PD-së. Unë mbaj përgjegjësi për veprimet e mia politike.

Pyetje: Duket sikur ky lloj kaosi në parlament mban grupin e PD-së të bashkuar. Cili është hapi i mëtejshëm?

Gazment Bardhi: Grupi i PD-së është bashkuar para se të niste ky aksion dhe do të vazhdojë të jetë i bashkuar. I njëjti grup është duke punuar për një projekt të përbashkët politik. Të jeni të sigurtë se shumë shpejt të njiheni me një projekt të përbashkët politik të këtij fronti opozitar.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit