Bardhi, kërkesë Nikollës: Fusni në rend të ditës interpelancën me kryeministrin Rama

Gazment Bardhi i ka paraqitur një kërkesë Kryetares së Kuvendit, Lindita Nikollës, që të fusë në rend të ditës interpelancën me kryeministrin Rama lidhur me akuzat për përfshirjen e vëllait të tij në drogën e Xibrakës.

“Kushtetuta dhe rregullorja ju detyron të përfshini në rendin e ditës interpeleancën me Kryeministrin. Sot jam njoftuar publikisht nga Kryeministri, për refuzimin e interpelancës. E keni shndërruar Republikën parlamentare në Republikë kryeministrie. Nuk ka tager ligjor dhe kushtetues që kryeministri të vendosë arsyet dhe temat e thirrjes në interpeleancë ashtu siç nuk ka tagër të refuzoje. Kjo është shkelje e hapur kushtetuese”, ka thënë Bardhi drejtuar kryeparlamentares Nikolla.

 

SHKARKO APP