Basha akuzon Ramën: Demokracia ka vdekur, ekzekutori je TI

Pas 2 orëve tension që gati shkuan në përplasje në Kuvend, kreu i PD-së Lulzim Basha ka marrë fjalën pas foli kryeministri Edi Rama. Lideri i PD-së e nisi me akuzën se demokracia ka vdekur dhe se ekzekutori është Rama.

“Demokracia shqiptare nuk është në krizë, ka vdekur. Nuk vdiq për shkaqe natyrore paçka se sëmundja ishte e rëndë dhe e gjatë. Demokracia shqiptare është vrarë, gishti tregues për përgjegjësit. Kushdo që është ngritur në këtë foltore ka borxhet dhe mëkatet e veta, por ekzekutori i fundit është ai që foli para meje. Është deliri për të fryrë gjoksin. Ky njeri nuk do të ishte këtu duke treguar përrall për atë që ka bërë ose nuk do të bëjë në të ardhmen sepse do të ishte me avokatët mbrojtës nëse zgjedhjet nuk do të ishin goditur”, tha Basha.

SHKARKO APP