Basha sulmon Berishën: Kanë humbur busullën, i lanë demokratët vetëm

Lulzim Basha, nga Vlora, ku zhvilloi takimin e radhës me simpatizantët, foli për “ata që kanë humbur busullën politike”, duke thumbuar kështu ish-kryeministrin Sali Berisha.

“Vlora dhe vlonjatët kanë ditur t’i vlerësojnë gjithmonë në histori njerëzit, të cilët kanë sakrifikuar nga vetja për diçka më të madhe se vetja. Këtë bënë dhe demokratët në Vlorë. Në një moment kur ishte e lehtë të tërhiqeshin pas, në një moment kur nuk ishte e vështirë të humbje rrugën, e bashkë me të edhe arsyen edhe motivimin, edhe vetë orientimin ose busullën politike, siç e humbën shumë nga ata të cilët ne i kishim vendosur në piedestal. Siç e humbën shumë ata që janë kërrusur nga pasha e medaljeve të marra nga demokratët, por që në ditën më të vështirë të PD nuk u gjendën aty as për demokratët, as për votuesit tanë as për vlerat e familjes tonë. Koha tregoi diçka tjetër, se forca e vërtetë e kësaj force politike nuk qëndroi kurrë tek njëshi, apo te dyshi apo te treshi. Me meritë apo pa meritë, siç me të drejt ka evidentuar analiza politike e këtyre muajve në degët e ndryshme të Shqipërisë”, tha Basha.

SHKARKO APP