Basha: Trekëndëshi i Bermudës ka frikë nga SPAK, kanë nisur ofensivën e intimidimit

Lulzim Basha është ndalur në Kuvendin Zgjedhor të degës së PD, Dimal, nga ku nuk kaloi pa komentuar edhe situatën brenda Partisë Demokratike. Ai tha se tashmë PD-ja ka arsye ta mbaj kokën lart, pasi tregoi që nuk është kult e klan, por një parti e bashkuar rreth vlerave që është gati të përballet me sfidat e radhës, siç janë zgjedhjet e parlamentare të 2025-ës.

“Partia Demokratike sot ka arsye ta mbajë kokën lartë. Ka arsye të shoh me optimizëm të shoh drejt të nesërmes. dhe arsyeja është që këto dy vite nuk na thanë e na drobitën e na çnderuan, por na treguan lidershipin e vërtetë brenda Partisë Demokratike.

Riformuan korpusin e këtij lidershipi duke e ndarë shapin nga sheqeri, duke larguar vezullimin e rremë të spaletave që shumëkush gjatë këtyre 34 viteve i mori apo iu dhanë shpeshherë pa meritë.

Duke treguar se në thelb nuk jemi kult, nuk jemi klan, por jemi një parti politike bashkëkohore, e bashkuar rreth vlerave, rreth bindjeve, rreth vizioneve, rreth besimit dhe mbi të gjitha rreth dashurisë jo thjesht për veten tonë, për njëri-tjetrin, por për Shqipërinë dhe për shqiptarët”, tha Basha.

SHKARKO APP