Home POLITIKE Bashkimi me P...

Bashkimi me PD-në e Berishës, Gazment Bardhi zbardh detajet

207
0

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka zbardhur detaje nga mbledhja e sotme me Rithemelimin e Sali Berishës, që shënoi dhe bashkimin e tyre zyrtar.

“Tema e bashkimit ishte temë që dominonte dhe diskutimet. Kishim diskutime për një projekt të përbashkët politik. Ajo që ndodhi sot ishte formalizimi i një vullneti të përbashkët që të jemi bashkë. Mosbesimi mes palëve për objektivat që duam të arrijmë ishte i madh. Të gjithë thamë çfarë mendonim dhe se kush ishte qëndrimi jonë për çështje të caktuara. Çështja e partisë edhe sot që flasim mbahet pezull pa asnjë arsye nga gjykatat shqiptare. Ishte çështja më e vështirë”, tha Bardhi.

I pyetur nëse ai tashmë është kreu i grupit parlamentar të Rithemelimit, Bardhi tha se nuk janë bërë diskutime të tilla gjatë mbledhjes.

”Nuk jemi zënë për ndarjen e posteve. Në këtë akt nuk ka ndarë askush asnjë post. Qëllimi ka qenë të gjenim zgjidhje për situatën kaotike ku ndodhej PD, u ndërgjegjësuam që kaosi me njëri-tjetrin po e dëmtonte PD-në dhe opozitën. Ky ka qenë qëndrimi im para zgjedhjeve lokale. Ky është bashkim në diversitet. Nuk kemi qëndrime të njëjta për disa çështje por kjo nuk na pengon të jemi zëri I qytetarëve. Nuk kemi bërë diskutime të tilla sepse është gjëja e fundit që na shqetësonte, ndarja e pozicioneve. Secili prej nesh ka gjetur vendin, duhet të jemi pranë demokratëve dhe qytetarëve”,-u shpreh Bardhi në ”Report TV”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit