Bayern rrezikon katas*rofën me Lazion, në stol shihet rikthimi nga Nagelsmann

Julian Nagelsmann mund të rikthehet tek ”Bayern Munich”. Trajneri aktual i Gjermanisë ka kontratë me Federatën deri në korrik, kur do të vlerësohet në bazë të rezultateve që do të marrë në Europianin që Gjermania luan në shtëpi. Gjithsesi në fund do të jetë vetë ai që do të vlerësojë ofertat që do të ketë në atë moment, dhe mes tyre mund të jetë edhe ajo e FC Bayern Munich.

Tekniku nuk ka arritur ta kapërdijë pushimin nga detyra në marsin e kaluar, të cilin e ka konsideruar të padrejtë. Për të do të ishte dhe një hakmarrje ndaj Olivier Kahn dhe Salihamdicic drejtuesit që e larguan dhe që u pushuan nga këshilli i administrimit pak muaj më vonë, por edhe në drejtim të Tuchel.

Nagelsman nuk e ka vlerësuar faktin që trajneri aktual i Bajernit kishte hyrë në tratativa me drejtuesit bavareze, pa informuar vetë Nagelsman që nuk e dinte se vendi i tij rrezikohej.

SHKARKO APP