Bayerni bën detyrën në transfertën ndaj Greuther Furth, ngjitet në krye të Bundesligës (VIDEO)

Bayern Munich i ka kthyer në formalitet ndeshjet e Bundesligës këtë sezon. Skuadra bavareze triumfoi 3-1 në transfertën ndaj Greuther Furth.

Ekipi i Nagelsmann gjeti golin e avantazhit që në minutën e 10-të me Thomas Muller që finalizoi një aksion të gjatë me një goditje me të majtën. Në të 31-tën, do të ishte Kimmich që do të dyfishonte shifrat me një goditje në hyrje të zonës.

Ndeshja u komplikua për Bayernin në fillimin e pjesës së dytë, me ndëshkimin e Pavard me karton të kuq. Gjithsesi fati ishte në anën e tyre, pasi vendasit do ta dërgonin vetë tonin në rrjetë në minutën e 68-të.

Greuther Furth shënoi golin e nderit me Itten 3 minuta nga fundi i ndeshjes. Bayerni me këtë fitore ngjitet në krye të renditjes me 16 pikë, 3 më shumë se Wolfsburg. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP