Bayerni kërkon Danilon, Juventus fikson çmimin për brazilianin

Bayern Munich po mendon për të afruar Danilon nga skuadra e Juventusit. Bavarezët së fundmi kanë shfaqur interesim për brazilianin, i cili ishte një nga më të mirët në sezonin e kaluar në drejtimin e Pirlos.

Gjithsesi nuk do të jetë aspak e thjeshtë. Për ish-mbrojtësin e Portos, Realit dhe City-it, Juventusit kërkon rreth 30 milionë euro për ta lënë të lirë.

Vetë futbollisti është gati për të bërë një lëvizje të tillë, por mbetet të shihet nëse Bayerni do të këmbëngul për të bërë ofertën e duhur të klubi torinez. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP