Bayerni kualifikohet për në gjysmëfinalen e Championsit, mund Arsenalin me golin e Kimmich

Bayerni Munich mori një fitore minimale 1-0 përballë Arsenalit në “Allianz Arena” dhe me rezultat të përgjithshëm 3-2 kualifikohet në gjysmëfinale të Champions League.

Ndeshjen e vendosi një gol i shënuar nga Joshua Kimmich, i cili përfitoi nga përgjumja e mbrojtjes së Arsenalit për të dërguar topin në rrjetë në pjesën e dytë.

Skuadra e Mikel Artetës provoi gjithçka për ta çarë mbrojtjen vendëse në minutat e fundit të sfidës, por pa rezultat.

 

SHKARKO APP