Home Sporti Bayerni ofert...

Bayerni ofertë zyrtare për rikthimin e Ralf Ragnick

122
0

Ralf Rangnick do të jetë trajneri i ardhshëm Bayern Munich. Ai që ka konfirmuar kalimin e tij në stolin e ekipit bavarez është drejtori sportiv i Federatës Austriake të Futbollit, Peter Schöttel, i cili pranoi se ka marrë një ofertë zyrtare nga klubi bavarez.

Rangnick drejton aktualisht kombëtaren e Austrisë, me të cilën do të luajë në finalet e Euro 2024. Në një takim që u zhvillua disa ditë më parë midis Rangnick, vetë Schöttel dhe presidentit federal Klaus Mitterdorfer, trajneri 65-vjeçar foli për interesin e gjermanëve për të.

“Unë mendoj se është e rëndësishme që të gjithë njerëzit e përfshirë të marrin një vendim sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Schöttel, duke iu referuar mbi të gjitha Kampionatit Europian të ardhshëm.

Rangnick pritet të ulet në stolin e Bayern Munich pas përfundimit të Euro 2024, pasi të ketë përfunduar aventurën e tij me ekipin kombëtar austriak.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit