Bayerni piketon sulmuesin e Chelsea-t si pasardhës të Lewandowski-t

Bayerni është në kërkim të një sulmuesi pasi ende nuk ka mundur që të gjejë një zëvendësues për Lewandowskin. Kai Havertz është emri i fundit për të cilin përflitet për një transferim të mundshëm te skuadra bavareze.

Drejtuesit e Bayernit besojnë se me 40 deri në 60 milionë euro mund të arrijnë që të marrin sulmuesin e njohur nga  “Stamford Bridge”.

23-vjeçari i kushtoi 80 milionë eur Chelsea-t kur e bleu nga Leverkuseni në shtator 2020, por kjo shifër mund të shkojë deri 90 milionë nëse plotësohen disa kushte që lidhen me performancën.

Chelsea u detyrua të paguante 9 milionë shtesë pasi fitoi Champions League-n. Blutë e Londrës nuk janë të gatshëm për ta lënë të lirë, por me një ofertë të kënaqshme nga skuadra bavareze, atëherë dhe mund të dorëzohen.

SHKARKO APP