Home POLITIKE BE nuk garant...

BE nuk garanton integrimin e Ballkanit Perëndimor? Arta Dade: Jo fundi i botës. Analizat t’i nisim nga vetja

322
0

Agjensia e lajmeve ”Reuters”, shkruan qartë se BE-ja nuk garanton integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Për ish-ministren e Jashtme, Arta Dade, nuk është fundi i botës. Ajo thotë se duhet që analizat dhe defektet t’i nisim nga vetja.

”Nuk besoj se është fundi i botës nëse është konstatuar një gjë e tillë. Franca ka qenë hezituese edhe para 3 vitesh. Edhe Danimarka dhe Spanja. Kanë dhe arsyet e tyre. Në 2014 kemi bërë një vizitë si Komision i Jashtëm. Madje me zv.presidentin e Bundestagut shqetësimi ishin shifrat e azilkërkuesve. Shifrat ishin alarmuese.

Po t’i referohemi raporteve të progresive pikat e para janë politike, dhe konfliktualitetit mes palëve politike. S’ka pasur vazhdimësi të administratës. Ndoshta ka qenë vonë, por mbase edhe etikën e takimeve diplomatike e marrim si dëshirën për realitet.

Nuk janë mësuar si ne ata që i ulërasim njëri-tjetrin që i heqim dhe gurin e themelit. Ne marrim dëshirat tona për realitet dhe i përkthejmë si mbështetje. Kryeministri ka takuar në New York ka takuar homologun e Holandës, ku thuhet se ka dhënë mbështetje. Duhet që analizat dhe defektet t’i nisim nga vetja”,-tha Dade në ”News 24”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit