Begaj pret në takim Presidentin e INTERPOL-it: Lufta kundër kriminalitetit, sukses falë bashkëpunimit mes palëve
![](https://kohajone.com/wp-content/uploads/2024/06/IMG_8323-750x545-1-1.jpeg)
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, priti sot Presidentin e INTERPOL-it, Ahmed Nasser Al- Raisi.
Begaj vlerësoi dhe inkurajoi vijimësinë e bashkëpunimit midis INTERPOL-it dhe Policisë së Shtetit.
Kryetari i Shtetit theksoi se lufta kundër kriminalitetit ka qenë më e suksesshme në sajë të forcimit të këtij bashkëpunimi kohët e fundit.
Kujtojmë se këtë javë në Tiranë zhvillohet konferenca e 51 e Interpolit, në të cilën do të marrin pjesë drejtuesit më të lartë të policive të të gjitha vendeve që janë anëtare e Interpol.