Belind Këlliçi i kujton vdekjen e Ardit Gjoklajt, kryeministri Rama: Mos bëj politikë me foto

Prej orës 11:00 të paradites, kryeministri Edi Rama vijon të jetë në Komisionin Hetimor për Incerenatorët. Deputeti demokrat Belind Këlliçi i kërkoi një koment Ramës edhe për vdekjen tragjike të të miturit, Ardit Gjoklaj, në landifillin e Sharrës.

“Pak ditë pasi kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, u fotografua me prokurorin e çështjes, ajo u mbyll në Gjykatë”, tha Këlliçi. Nga ana e tij, Rama i kërkoi që të mos bëjë politikë me foto.

“Nuk e përqafoj dot këtë teknologji qasjes së sforcuar, duke bërë politikë duke akuzuar për vrasje një kundërshtar. Unë nuk jam i kësaj shkolle. Dhe është shkollë shumë e vjetër kjo. Do të kisha dashur shumë dëshirë të komentoja vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese, por nuk e bëra. E kam bërë këtë zgjedhe, duke marrë përsipër kostot. Për çështjen që më prezantove, ka vendim gjykate. Pse duhet të besoj gjithë këtë film, se nxjerr një foto me prokurorin? Kjo politika me foto nuk të çon gjëkundi. Nesër mund të ndodhesh ti me një foto, se politika ku nuk të çon”.

SHKARKO APP