Bellingham është i Realit, zbulohen detajet e transferimit për 103 milionë euro

Real Madrid vijon strategjinë e blerjeve të futbollistëve të talentuar, por të afirmuar në futbollin evropian. Goditja e radhës është Jude Bellingham, i cili vjen nga Borussia Dortmund.

Britaniku që cilësohet si një nga mesfushorët më të mirë të gjeneratës së tij pritet të zyrtarizohet në ditët e ardhshme si lojtari më i ri i madrilenëve teksa klubet përkatëse kanë gjetur akordin.

Mediat spanjolle raportojnë se bëhet fjalë për një operacion që do të arrijë shifrën e 103 milionë eurove, e cila do të paguhet për 6 sezone nga madrilenët. Kujtojmë se në garë për shërbimet e lojtarit të kombëtares së Anglisë ishte edhe Manchester City, por Reali kishte mbyllur gjithçka që para disa ditëve.

Këtë sezon, Belligham regjistroi shifra mjaft të mira dhe në 42 ndeshje në të gjitha kompeticionet ia doli të gjente rrugën e rrjetës në 14 raste, duke kontribuar edhe me shtatë asiste.

Me transferimin e 19-vjeçarit, Real Madrid blindon mesfushën me super talente si Federico Valverde, Eduardo Camavinga si dhe Aurelien Tchouameni.

SHKARKO APP