Home Sporti Bellingham, f...

Bellingham, futbollisti më i ri i aktivizuar në finalet e një Europiani!

6
0

Minuta e 82-të e Angli-Kroaci hyn në historinë e Kampionateve Europiane. Trajneri anglez, Southgate, vendosi të aktivizonte Jude Bellingham në vend të Harry Kane, duke e bërë mesfushorin e talentuar të Borussias Dortmundit (17 vjeç dhe 349 ditë), lojtarin më të ri që ka marrë pjesë në finalet e një Europiani.

Bellingham theu rekordin e mëparshëm që i përkiste holandezit Jetro Williams (18 vjeç e 71 ditë), i aktivizuar në Poloni-Ukrainë në Euro 2012. Nga rekordi në rekord. Bellingham gjithashtu bëhet anglezi më i ri që luan në një turne të madh ndërkombëtar.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit