Kryebashkiaku Benet Beci: 1000 arsye me ardhë në Shkodër

Një “fluturim” me dron mbi njësinë administrative, Shalë, është ajo çfarë kryebashkiaku i Shkodrës ka prezantuar përmes një publikimi në rrjetet sociale si “1000 arsye me ardhë në Shkodër”, në qytetin e mrekullive të natyrës, në Shkodrën e detit, liqenit, malit, historisë, mistikës, magjisë së të bukurës dhe mikpritjes shkodrane.

Njësia administrative Shalë është pjesë e Bashkisë Shkodër. Ajo u krijua gjatë reformës territoriale të vitit 2015 dhe përfshin disa vendbanime si Abat, Pecaj, Nicaj-Shalë, Breg-Lumi, Lekaj, Gimaj, Nënmavriq, Vuksanaj, Lotaj, Thethi dhe Ndërlysa. Koordinatat gjeografike janë 42.18°N 19.48°E dhe kodi postar është 40091. Shalë është njohur për peizazhet e saj malore dhe natyrën e bukur, duke bërë atë një destinacion të popullarizuar për turizmin e aventurës dhe ecjen në natyrë.

SHKARKO APP