Benet Beci: Mirënjohje Shkodrës që më besoi, tani fillon puna ime për shkodranët

Shkodra për katër vitet e ardhshme do të drejtohet nga PS-ja. Kjo u arrit nga Benet Beci, i cili ka fituar me 60.22% të votave. Ai sot tha se besimi i qytetarëve për të është një detyrim që nis nga nesër.

“Akoma nuk më kanë dalë emocionet e këtyre 2 ditëve, ku Shkodra foli, ku Shkodra vendosi të jetë pro zhvillimit, pro ndryshimit. Është një kënaqësi e madhe, pas një muaji fushate, ku ne folëm për projektet, diskutuam me të gjithë. Qytetarët e Shkodrës na besuan, kjo është një detyrim i madh që unë jam shumë mirënjohës. Besimi është një nga gjërat më të shtrenjta, detyra ime fillon këtu, besimin e tyre për ta kthyer në punë që ditën e nesërme. Do i shërbejmë me përulësi çdo kujt që na ka votuar dhe atyre që nuk na kanë votuar. Jam shumë i lumtur dhe i gëzuar që patëm një fushatë të shkëlqyer dhe të qetë, jam mirënjohës çdo shkodrani dhe çdo anëtari të PS. Jemi përpara një sfide për të bërë atë që kemi premtuar dhe një mirënjohje për kryeministrin Edi Rama”,-tha Beci.

Duket se një rol të veçantë në këtë fitore ka pasur edhe ish deputeti i LSI-së, Agron Çela. “Krenari që jam sot këtu, është nder dhe vlerë. Urime”, tha Agron Çela. Nga ana tjetër, ministrja Edona Bilali tha se e ka ëndërruar që një ditë do të vinte dhe tashmë është realitet.

Benet Beci tashmë është kryebashkiak i Shkodrës.

SHKARKO APP