Benzema infektohet me Covid-19, shtyhet takimi për rinovimin e kontratës

Karim Benzema ka rezultuar pozitiv ndaj koronavirusit dhe është vënë menjëherë në izolim, ndërsa rikthimi në fushën e stërvitjes pritet të ndodhë vetëm në fillim të muajit gusht, pasi të ketë kryer edhe disa ekzaminime të tjera shtesë.

Drejtuesit e Realit të Madridit janë vënë në lëvizje për të negociuar rinovimin e kontratës së tij me një tjetër sezon dhe për ta zgjatur vlefshmërinë deri në qershor të 2023-shit.

Sulmuesi francezdo të nisë sezonin e 12-të me fanellën e Los Blancos, të cilën e veshi për herë të parë në verën e 2009-ës dhe që atëherë numëron 559 ndeshje dhe plot 279 gola të shënuar.

SHKARKO APP