Benzema ka besim se mund të fitojë “Topin e Artë”

Benzema është një nga kandidatët e mundshëm për të fituar “Topin e Artë”, një çmim që do të jepet më 29 nëntor. Sulmuesi i Real Madrid shënoi një gol ndaj Finlandës në suksesin e djeshëm në shifrat 2-0.

“Topi i Artë? Të shohim, shpresoj që po. Jam i lumtur që fitoj, marr pjesë dhe shënoj në ndeshje. Jam shumë i lumtur dhe shpresoj që kjo të vazhdojë.

Në çdo rast, duke pasur parasysh ekipin që kemi, Kupa e Botës duhet të jetë ndër objektivat tona, të përgatitemi mirë për të provuar, për të arritur objektivat, që është Kupa e Botës, sigurisht”, deklaroi sulmuesi i Realit.

SHKARKO APP