Benzema: Me Mbappe do të shënojmë dyfishin apo trefishin e golave te Reali

Kylian Mbappe ende nuk e ka zbuluar të ardhmen e tij, por në Madrid janë të bindur se aty do të jetë destinacioni i radhës gjatë kësaj vere. Shoku i tij në Kombëtare, Karim Benzema është i bindur se Kylian do të formojë dyshen e sulmit me të në sezonin e ardhshëm.

Sulmuesi i Los Blancos theksoi për prestigjiozen L’Equipe se me bashkëkombësin e tij në skuadër, spanjollët do të shënojnë dyfishin apo trefishin e golave që kanë shënuar në këtë sezon.

“Futbolli është pasioni im dhe do të mbetem pjesë e kësaj loje derisa të ndihem i motivuar. Për mua ishte një krenari rikthimi në kombëtare, jam adaptuar dhe aty luhet në një nivel shumë të lartë dhe kjo më shtyn për të bërë maksimumin.

E adhuroj kohën kur luaj me Mbappe në kombëtare dhe do të më pëlqente shumë ta kisha edhe në klub. Besoj se së bashku te Real Madrid do të shënonim shumë, ndoshta dyfishin apo trefishin e golave që shënohen zakonisht përgjatë një sezoni”, deklaroi Benzema.

 

SHKARKO APP