Berisha: Basha fitoi përballë Olldashit se ishte kryebashkiak, gabimi im që e mbështeta publikisht

Sali Berisha vijon që të shprehet se ka bërë gabim që e ka mbështetur Lulzim Bashën. Me demokratët në Shkodër, ai tha se Basha fitoi përballë Sokol Olldashit, pasi ishte edhe kreu i Bashkisë së Tiranës. Gabimi im tha Berisha, ishte që e mbështeti politikisht në këtë garë.

”E vërteta është që Bashën nuk e kam sjellë unë, unë dhashë dorëheqjen. Humba zgjedhjet dhe i thashë vetes time, shqiptarët zgjodhën një tjetër kontratë. Atë verë pas 26 qershorit janë paraqitur vetëm dy vetë, kam hapur garën dhe nuk i kam kërkuar që të vijë asnjë.

Vetëm Basha dhe Sokol Olldashi garuan. Ai fitoi garën sepse ishte edhe kryebashkiak i Tiranës. Por ku qëndron përgjegjësia ime? Sepse i dhashë mbështetje publike, ky ishte gabimi im”.

SHKARKO APP