Home POLITIKE Berisha: Ince...

Berisha: Inceneratorët, një aferë supermafioze e një grupi të strukturuar kriminal

50
0

Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka folur në një dalje për mediat për skandalin e inceneratorëve.

“Afera e djegësve është një aferë supermafioze e grupit të strukturuar kriminal të drejtuar direkt nga Edi Rama. Një hetim i hollësishëm, serioz, i dokumentuar, i publikuar dje nga Partia e Lirisë, dëshmon në mënyrë përfundimtare denoncimin që kemi bërë me dhjetëra herë në dy vitet e fundit. Fusha e plehrave në Sharrë është kthyer në minierë pasurimi për kryeministrit dhe Veliajn. Dje u faktua se Rama për sipërmarrjen e tij me të cilën pret çdo ditë euro, ka mashtruar publikisht dhe nën betim. Edi Rama është kreu i organizatës kriminale të djegësve që po përvetësojnë qindra mln euro, kjo faktohet në mënyrën më të pakundërshtueshme me firmën e tij për kontratën e djegësve, kontratë që është negociuar dhe firmosur në kundërshtim flagrant me ligjet e vendit, me praktikat e prokurimeve. Edi Rama ka firmosur një kontratë në shkelje të çdo parimi, vetëm se ai zgjodhi plehrat për t’u bërë milioner dhe më shumë se milioner. Ai zgjodhi plehrat për të kryesuar mafien e tyre. Ai firmosi pasi autoriteti kombëtar i prokurimeve në mënyrë të përsëritur i dërgoi shkresën sipas së cilës tha se kjo është antiligjore.”, tha Berisha.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit