Berisha: Interesi kombëtar i është besuar Vuçiçit

Gjatë fjalës së tij me demokratët dhe simpatizantë në Fier, Sali Berisha tha se këto janë ditët më të vështirat për shqiptarët në 30 vite, për shkak të regjimit të Ramës që ka shtuar varfërinë, ka rritur largimin e shqiptarëve nga vendi dhe interesin kombëtar ia ka besuar Vuçiçit.

“Sot nafta ka çmimin e dytë më të lartë ën botë kur Shqipëria ka rrogat më të ulëta në Europë. Sot si në asnjë vend tjetër në paqe, shqiptarët kanë braktisur vendin. Në 5 vite, 530 mijë prej tyre kanë marrë dherat e huaja se s’ka punë siguri, se nuk sigurojnë të ardhmen. Rama u vret çdo ditë të ardhmen shqiptarëve.

Asnjë komb, vend nuk prosperon e nuk zhvillohet në rast se nuk kujdeset kush për interesin kombëtar, interesi kombëtar është ai që konvertohet në mirësi për çdo qytetar të atij kurse sot i është besuar Beogradit dhe kriminelit më të madh të luftës në Europë, Vuçiçit”.

SHKARKO APP