Berisha: Ja si do ta mundim Edi Ramën. Të rendim pas demokratëve…
Ish-kryeministri Sali Berisha ka treguar para delegatëve, anetarëve dhe deputetëve të PD në Kuvendin Kombëtar se si do të mundet Edi Rama dhe që Partia Demokratike të rikthehet në pushtet.
“A nuk jemi ne së bashku që e kemi mundur tre herë atë? Edhe 6 herë të tjera do e mundim”, tha ai, teksa nënvizoi se energjia e tyre duhet të fokusohet tek demokratët që mund të jenë të hatërmbetur dhe të hidhëruar.
“I mirëpritur çdo demokrat në shtëpinë e tij por e rëndësishme është që të rendim të shtrijmë dorën ndaj çdo demokrati që nga viti 90 e deri sot, ta ftojmë të kthehet te kontributi i tij, të japë kontribut tjetër për fitoren e PD, e ju do e shihni këtu që ne nuk do jemi 40 apo 50 mijë por ju garantoj dy ose trefishi i tyre”, tha ndër të tjera Berisha.