”Berisha, jo kandidat për kryeministër”, Paloka i përgjegjet Rudina Hajdarit
Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, ish-deputetja Rudina Hajdari ka propozuar që PD-ja të futet në zgjedhje për kandidatin për kryeministër në zgjedhje, duke përjashtuar Berishën nga ky kandidim.
Në një deklaratë për mediat pas mbledhjes ajo tha se PD duhet të shohë drejt së ardhmes përtej individëve. I pyetur për propozimin e Rudina Hajdari, Edi Paloka u përgjigj: Pati një propozim nga Hajdari për kryeministrin e ardhshëm të ketë një votim si për të gjithë rastet e tjera, pa përjashtuar Berishën.
Këshilli Kombëtar i partisë Demokratike u mblodh pasditen e sotme ku pati disa pika si bashkimi i PD, protesta e 11 korrikut, miratimi i një rezolute dhe zgjedhjet e 2025.