Home POLITIKE Berisha: Në M...

Berisha: Në Milano shkove si Çubrilloviçi i shqiptarëve

83
0

Nga Sali Berisha

Në Milano shkove si Çubrilloviçi i shqiptarëve, shkove si shpopulluesi më i madh i Shqipërisë. Shkove si padrino i Arben Ndokës, Xhelal Rrajës, Durim Bamit …

FJALA E PLOTE:
Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta, ju misionarëve të pamposhtur të lirisë, dinjitetit, kauzës së madhe të shqiptarëve.
Përshëndetje oratorëve të mrekullueshëm që në platformën e fjalës së lirë, shpërndajnë në të katër anët e vendit, të vërtetat e sotme të Shqipërisë dhe shqiptarëve.
Por unë sonte në emër tuaj dua të shpreh mirënjohjen më të thellë, të përulem me nderimin më të madh, para heronjve të emigracionit dhe opozitës shqiptare që çanë rrethimin dhe ja numëruan në surrat gjithçka meritonte kreut të narkoshtetit shqiptar.
Guximi i tyre, trimëria e tyre, misioni i tyre janë dhe do të mbeten frymëzues për çdo shqiptar.
Me këtë rast garantoj emigracionin dhe diasporën e Shqipërisë, se e drejta e votës në vendin nga i cili janë larguar do të sanksionojë njëherë e përgjithmonë dhe se zgjedhje të tjera, pa votën e tyre nuk ka dhe nuk mund të ketë.
Garantoj emigracionin dhe diasporën se rikthimi i butë i tyre në Shqipëri, lehtësitë e mëdha në investime në këtë vend, në veçanti për shqiptarët që kthehen nga emigracioni do të jenë kuadri urgjent ligjor, pas fitores së zgjedhjeve të ardhshme.
Me protestën tuaj të sotme ju i shpëtuat nderin kombit shqiptar.
Dikush mund të thotë, po ata nuk ishin shumë. Përgjigja ime është; edhe një njeri mund të jetë mazhorancë siç thotë, Abraham Linkoln.
Mazhorancë janë ata që guxojnë, mazhorancë janë ata që mbrojnë kauza të drejta. Mazhorancë janë ata që sulmojnë pa u trembur për të mbrojtur kauzën e tyre.
Të tillë ishin sot heronjtë e diasporës dhe emigracionit në Milano.
Të dashur miq!
Edi Rama në Itali shkoi si përfaqësuesi i narkoshtetit të parë dhe të vetëm në Europë. Ai ishte sot në Itali, si padrinoja i Arben Ndokës, Xhelal Rrajës, Pëllumb Gjokës, Behar Bajrit, i Durim Bamit, Emiliano Shullazit e Avdylve’ Troplinve dhe Gentian Xhixhes, e Luftim Hysës së sinaloas në Meksikë.
Ai ishte sot në Milano si turisti i Arubës, si pasagjeri që në dy vite ka kryer me avion e tij 141 udhëtime dhe që ka transportuar qindra e qindra baule diplomatike, brendia e të cilave shumë shpejt se do të dalë.
Edi Rama në Itali shkove si hajduti më i madh i popullit tënd, që ka shkelu ndonjëherë atë tokë.
Në Milano shkove si armiku më i egër i kombit tënd, shkove si mashtruesi me ordiner që ka shkelur në gadishullin e Apenineve, shkove si delinkuent i arrestuar në aeroportet e atij vendi dhe të vendeve të tjera.
Edi Rama, në Itali shkove si Pashiqi i shqiptarëve, si Çubrilloviçi shqipfolës që sipas Eurostarit dhe jo sipas opozitës o mashtrues ordiner, në 10 vjet ke larguar nga Shqipëria 1.1 milion shqiptare dhe po sipas Eurostatit, ke renditur Shqipërinë të dytën në bote pas Sirisë për largimin prej saj të të rinjve nën 18 vjeç.
Eurostati o mashtrues është institucioni zyrtar i BE-së për statistikat. Nuk është i opozitës dhe as i qeverisë.
Por dhe të njëjtën gjë thonë të dhënat e vërteta të regjistrimit të përgjithshëm të popullatës, të cilat nga tetori gjer, ditë e natë me falsifikatorë, hordhi falsifikatorësh përpiqesh ti shtosh, ti manipulosh, në kohë kur ato tregojnë se Shqipërinë e përgjysmove, se sot në Shqipëri jetojnë 1 milionë e 420 mijë shqiptarë.
Shpopullimi i Shqipërisë është akti më makabër, akt që tejkalon barbaritë e çdo pushtuesi në shekuj e mijëvjeçar.
Shpopullimi është krimi yt madhor i njerëzimit kundër shqiptarëve.
Kurrë shqiptarët dhe as historia nuk do ta fal.
Në Itali, Milano, shkove për të sulmuar Greqinë me mentalitetet enveriste të turpshme, të ndryshkura, jashtë kohe.
Duhet të jesh i rrjedhur të mendosh se mund të turpërosh Greqinë, se ti mund të hedhësh baltë mbi një vend fqinj, në të cilin jetojnë mbi 1 milionë shqiptarë, dhe në të cilin me gjithë problemet që ndodhin mes fqinjëve në 30 vite, ka ndihmuar Shqipërinë në të gjithë proceset e integrimit, në të gjithë rrugën e saj të ndërtimit të ekonomisë së tregut dhe sistemit demokratik.
Por ti mafioz që nuk ke nder as dinjitet, nuk njeh parim e as standard, sulmon Greqinë për interesa mafiozeve të tuat dhe klaneve të tua.
A nuk ishe ti që dy ditë më parë shkove u bëre dëshmitar i rremë i Olta Xhaçkës, dëshmitar i rremë i trafikantëve të tu, që plaçkisin, grabisin pronat e banorëve të bregut.
O turp, nuk mund të kesh emër tjetër përveç emrit të Edi Ramës.
Në Itali, u the italianëve se atyre që kishin mbetur në Shqipëri, i mbajtëm, i ushqyem dhe i përcollëm.
Por e vërteta është se familje bujare, fisnike shqiptare e kanë kryer këtë gjest. Por baballarët tuaj Edi Rama, serial killer, Mehmet Shehu ka ekzekutuar me dorë të tij, në shkelje flagrante të të gjithë konventave me qindra rob italian, lufte.
Kërkoju të falur o faqezi, se robtë e lftës, ata që vrasin robtë të luftës, kryejnë krime lufte dhe ato nuk shlyhen kurrë.
Prandaj, meqenëse u përmende italianëve bukën që u kanë dhënë shqiptarët dhe përçjelljen që u kanë bërë, përmendi pak edhe krimet monstruoze të luftës që kryen etërit e tu shpirtëror, vetëm e vetëm, për tu marrë një uniformë, një palë këpucë, një rrip pantallonash.
O kriminel mos mbro kriminelët, denonco krimin, por nuk bëhesh dot.
Në Itali shkoi të sulmonte Umberto Bossin, ish-liderin e Ligës së Veriut, sepse i atribuoi atij shprehje që në memorien time, i ka thënë dikush tjetër.
Por ai i del zot vetes, nuk merrem me të. Merrem me sulmin familjar që i bëri Umberto Bossit.
Ku ke fytyrë ti mor për sulme familjare, se djali i tij paska marrë një diplomë dhe ka kryer një vepër të gabuar, të keqe, të dënueshme. Po yt vëlla, anëtar i grupit të Xibrakës, i lidhur kokë e këmbë me Gentian Xhixhën.
Po Olsi Rama, trafikanti i Xibrakës.
A mund të flasësh ti për familjen e Umberto Bossit, kur thjeshtra jote fiton me dhjetëra e dhjetëra tendera për shkak të pushtetit tënd.
Po si mund të flasësh ti për familjen e Umberto Bossit, kur Linda jote të erdhi në konak me pallatin 5-katësh të ndërtuar pa asnjë faturë tatimore, doganore, bankare, ndërtimore, por vetëm siç tha me para gjaku.
Akuzoi dhe të vëllanë, dhe njerëzit e vet.
Edi Rama po si mund të përmendësh ti djalin e Umberto Bossit kur Linda jote sot e kësaj dite mashtron shqiptarët me tokën e Surrelit.
Edi Rama para se tu përmendësh të tjerëve djalin apo vajzën, tregoju njëherë si u ndërtua pallati, tregoju njëherë pse e çove Lindën në bordin e Abi Bank, tregoju shqiptarëve ka aksione dhe reaksione në atë bankë apo jo.
Prandaj dhe kur je i zhytur në llucë gjer në vesh, qe do, pse e sulmon atë në Itali.
Djali i tij ka bërë një vepër të gabuar, të keqe, por ai ka qenë anëtar koalicioni i qeverisë së Silvio Berluskonit, qeverisë më mike ndaj emigrantëve shqiptarë në historinë e gadishullit.
Po kur përmende Umberto Bossin, pse nuk përmende Silvio Berluskonin për fisnikërinë e tij ndaj shqiptarëve, pse nuk permende Giorgio Napolitanon, për respektin që u bëri shqiptarëve në vitet ’90.
Ti je një sharës i keq që ndjen kënaqësi vetëm kur shan mor ordiner.
Ti turpëron gjallë e të vdekur të këtij vendi.
Ti je turpi i shqiptarëve dhe i Shqipërisë.
Miqtë e mi!
E marta po vjen, e marta është dita e triumfit, dita e fitores dita në të cilën Erion Veliaj duhet të varet në shtyllën e turpit të historisë.
Kishte vrapuar si langua sot në Milano, për të duk se është me parti. Por të gjithë me kriminelë e Ulusi me të gjithë që ishte aty.
Çfarë jeni ju? Mos mendoni se përmirësoni fytyrën e njëri-tjetrit kur secili jeni më faqezi se njëri-tjetri.
Miqtë e mi!
Ora po vjen, fitorja është në duart tona.
Ajo do të na përqafojë në momentin kur ne të marrim fatin në duart tona.
Kur të marrim fatin e Tiranës në duart tona.
Kur të marrim fatin e Shqipërisë në duart tona.
Kur ti dalim zot vetes, Tiranës, Shqipërisë.
Rrofshi ju, rroftë Tirana, rroftë Shqipëria.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit