Berisha për Bashën: Më mirë qiri i fikur se qiri i fëlliqur. I përgjigjet edhe ambasadores Yuri Kim

”Ne kemi një fjalë të urtë ”Më mirë qiri i fikur se sa qiri i fëlliqur”, ndaj dhe ne ndalemi këtu”, tha Sali Berisha për Lulzim Bashën gjatë fjalës përpara demokratëve të Fierit, në kuadër të turit ”Foltorja, për një PD më të fortë”.

Për ambasadoren e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim, Berisha pohoi se ”Ambasadorja deklaroi tek “VOA” se habitej si njerëzit bënin të paditurin. Zonja ambasadore i ke thënë Bashës se Berisha e di që ne kemi dosje, por ai nuk i beson ato dosje. Nga e di që ka dosje, DASH ka deklaruar se sekretari e ka marrë vendimin nga raporte të NGO-ve. Nuk kam thënë që nuk ka dosje, por janë raporte të shpifura të Edi Ramës”.

Ish-kryeministri Berisha më pas shtoi se kjo nismë e tij është për Partinë Demokratike, ndërsa sqaron edhe sjelljen e tij pas vendimit të DASH, që e shpalli ”Non-Grata”.

”Unë nuk kam dashur të implikoj njeri mbi tokë, përveç vetes sime dhe kam vendosur të nesërmen që shpalli vendimin DASH, ta çoj në gjykatë për shpifje, vendimi është i bazuar mbi shpifje. Po pse erdhi ky vendim. Në letrën që i kam shkruar atij një orë pas vendimit, i shkruaj që z.Sekretar kjo është vepër e Sorors korruptorit”,-tha më tej Berisha.

SHKARKO APP