Home POLITIKE Berisha për f...

Berisha për fitoren e Belerit si eurodeputet: Qytetarët i besuan timonin PPE, me rëndësi historike për Shqipërinë

182
0

Sali Berisha në fjalimin që i drejton mbështetësve të tij nga ballkoni i banesës ku ndodhet në ”arrest shtëpie” që prej 30 dhjetorit 2023, tha se sot nderojmë 25-vjetorin e lirisë së Kosovës në një ditë kur Shqipëria përjeton pushtimin e saj më të egër në kohëra. Po ashtu Berisha foli edhe për fitoren e Belerit në zgjedhjet si eurodeputet. Partia Popullore Evropiane ka dalë fituese në zgjedhjet për Parlamentin Europian, ku nga rezultatet paraprake, duket se ka fituar 186 ulëse, 10 ulëse më shumë se në zgjedhjet e kaluara në 2019.

”Sot ne nderojmë veprën e pavdekshme të përjetshme të presidentit Ibrahim Rugova, arkitektit të Kosovës së lirë dhe të pavarur. Nderojmë luftën legjendare, epike të UÇK-së, komandantit legjendar Adem Jashari. Nderojmë shpirtin e pamposhtur të shqiptarëve në Kosovë dhe lirinë e tyre.

Por ne nderojmë sot 25-vjetorin e lirisë së Kosovës në një ditë kur Shqipëria përjeton pushtimin e saj më të egër në kohëra. Në një kohë kur në 8 vite, jo lufta, as edhe pushtuesi i jashtëm, por një pushtues barbar, mizor i brendshëm ka shpërngulur nga Shqipëria më shumë se sa ç’shpërnguli Sllobodan Millosheviçi me tanke, topa dhe ushtritë e tij, shqiptarë nga Kosova.

Partia Popullore Europiane u votëbesua nga qytetarët europianë për të mbajtur timonin e BE-së. Qendra e djathtë evropiane doli dje nga zgjedhjet jo vetëm duke mbajtur pozicionet, por përkundrazi me një rritje të ndjeshme të përfaqësuesve të saj. Fitorja e djeshme e partive të qendrës së djathtë ka një rëndësi historike për BE-në, të ardhmen e tij, por edhe për Shqipërinë dhe të ardhmen e saj në Europë. Asgjë në botë nuk do mund të pengojë PD-në pa përmbushur misionin e saj historik, përmbysjen e diktaturës së Edi Ramës”, tha Berisha.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit