Berisha përkujton Azem Hajdarin: Shqipëria e PD ndodhen në gjendjen më kritike!

Sot 23 vite nga vrasja e liderit historik Azem Hajdari, Lëvizja e dhjetorit 90 ka zhvilluar një ceremoni homazh për të në vendin ku mbeti i vrarë. I pranishëm në ceremoni ishte ish-lideri Berisha i cili u përul me nderim para figurës të atij që e quan tribuni legjendar i revolucionit demokratik.

Sali Berisha zgjodhi ta perkujtoi Azem Hajdarin në të njëjten orë kur ai u vra pak metra nga ish selia e Partisë Demokratike. Krah tij ai kishte te birin e Hajdarit, Kirin si dhe grupimin dhjetori 90. Përkujtimin e ish liderit te lëvizjes studentore, Berisha e shfrytëzoi për të sulmuar Lulzim Bashen.

“Për t’u përulur me nderimin më të thellë para veprës së pavdekshme të tribunit legjendar të revolucionit demokratik të dhjetorit ’90, udhëheqësit të lëvizjes studentore Azem Hajdarit. Azem Hajdari do jetojë përjetë si një grupim i kurajos dhe guximit të jashtëzakonshëm njerëzor, do frymëzojë të rinjtë shqiptarë në çdo kohë për të qëndruar në mbrojtje të lirisë dhe vlerave të saj. Askush në histori nuk ka bërë për lirinë e shqiptarëve aq sa ka bërë Azem Hajdari dhe studentët e vitit ’90. Por nderimi sot i figurës së Hajdarit merr dhe një domethënie më të madhe se asnjëherë, Shqipëria ndodhet në gjendjen  më kritike të saj, në fakt po kështu dhe PD-ja.

Ndaj dhe është në nderin, në detyrën e demokratëve dhe demokrateve kudo në Shqipëri të ngrihen, të ngrenë kokën lart, trashëgimia e tyre e shkëlqyer u jep dhe do t’i japë nder dhe frymëzim demokratëve në çdo kohë. Një poshtërim i padëgjuar dhe i paparë ndonjëherë në historinë e PD ka ndodhur dhe jam i sigurt se anëtarët, mbështetësit, drejtuesit e të gjitha niveleve të PD do të dinë të hedhin në koshin e plehrave vendimin antistatutor të Bashës”, deklaro Sali Berisha.

 

 

SHKARKO APP