Home POLITIKE Berisha po pë...

Berisha po përgatit një dorëheqje fiktive nga PD, por a do mjaftohen amerikanët me kaq?

18
0

Nga Kreshnik Spahiu

Unë parashikoj që Sali Berisha do të jap dorëheqje nga grupi parlamentar, por do tentoj të vazhdoj të jetë deputet. Mos u habisni sepse kemi 30 vjet që ja kemi mësuar karakterin. Kur Berisha bën presion, artikulimin e tij përkthejeni ndryshe. Me presion Berisha kërkon konçesion.

Prandaj lexoni të kundërtën e atyre ç’ka thotë.

Ai insiston deri minutën e fundit dukë thënë: “Do jem deputet i PD”, por në minut të fundit do bëj të kundërtën për disa arsye:
– dorëhiqet nga Partia Demokratike dhe vazhdon e komandon në hije
– dorëhiqet nga PD që të shmang Lulzim Bashën nga përplasja me amerikanët
– dorëhiqet në minutën e fundit me qëllim që lufta mos vazhdoj por edhe amerikanët të mos avancojnë në kërkesa tjera.
– dorëhiqet minutën e fundit nga grupi parlamentar por vazhdon të jetë deputet i pavarur
– dorëhiqet minutën e fundit nga partia por vazhdon e drejton Lulzimin nga shtëpia
– dorëhiqet nga grupi parlamentar dhe e perdor si konçesion për amnisti penale që mos proçedohet nga SPAK
– dorëhiqet nga partia dhe e çfryn zhurmën mediatike

Për këto arsye: Nuk ka rëndësi nëse dorëhiqet Berisha apo jo.
Në çdo rast Sali Berisha do e komandoj Partinë Demokratike në hije qoftë nga zyra, qoftë nga vila e Gjirit Lalzit.

Çështja nuk shtrohet se çfarë do bëjë Sali Berisha, por çfarë do bëjnë amerikanët për të pastruar skenën politike dhe si do e zgjidhin izolimin e Berishës nga PD.
A do mjaftohet SHBA vetëm me dorheqjen e Sali Berishës apo do shkatërrojnë themelet e tij nga jugu në veri.

Sali Berisha ka një rrjet shumë të rrezikshëm policie private dhe shërbimi informativ privat.

A janë të përgatitur amrikanët për një skenar dorëheqje të Sali Berishës dhe ku ai sërisht ta drejtoj opozitën nga kulla?
Ambasadorja Yuri Kim duhet kuptoj, që merimanga Berisha është aq e stërholluar sa mund ta komandojë Partinë Demikratike edhe nga qelitë e burgut 313.

Prandaj kot lodhen që i shkojnë në zyrë Lulzim Bashës, sepse ai është i kontraktuar si “vrasës” politik me pagesë i Berishës, pikërisht i planifikuar për ta përdorur ai në ditët e tija më të këqija.
Uroj që ambasadorja Kim të kuptoj aktrimin dhe skenarin e ri Basha-Berisha për një dorëheqje fiktive në shtator.

Berisha do bëj sikur largohet, ashtu siç aktroi në 2013 me dorëheqjen si kryetar i Partisë Demokratike, por që amerikanvëe ju deshën 8 vjet ta kuptonin që ai s’ishte larguar asnjë minutë nga drejtimi opozitës.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit