Berisha poston FOTON me paralajmërimin: Po rikthehem në krye të PD!

Ish-kryeministri Sali Berisha i ka përshëndetur ndjekësit e tij virtualë në faqen zyrtare në rrjetin social “Facebook” pasditen e sotme me një foto nga koha kur ai ishte në krye të Partisë Demokratike.

Në foton e publikuar, lideri historik i demokratëve shfaqet si gjithnjë me dy gishtat e fitores lart ndërsa rrethohet nga mbështetës të shumë që e brohorasin.

Si duket, jo rastësisht, Berisha ka zgjedhur një foto nga vitet kur ishte në krye të PD-së, mesazh që vjen vetëm një ditë pasi iu përgjigj me “kurrë mos thuaj kurrë” pyetjes nëse mund të rikthehet në krye të Partisë Demokratike.

I pyetur nëse kjo deklaratë që nuk përjashton asgjë, përfshinë edhe përpjekjen për të marrë drejtimin e PD-së, Sali Berisha u tregua akoma më i qartë, “Nuk përjashtoj asnjë të drejtë time kushtetuese, kategorikisht”, tha ai mbrëmjen e djeshme te SyriTv.

Mesazhi është marrë edhe nga ndjekësit në llogarinë e tij në “Facebook”, të cilët nuk kanë ngurruar që t’i urojnë “rikthim të mbarë” në foton e publikuar.

SHKARKO APP