Berishës apo Bashës? Gjykata e Apelit vendos sot fatin e vulës së Partisë Demokratike
Politikë E Martë, 11 Qershor 2024 10:43
![](https://kohajone.com/wp-content/uploads/2024/06/berisha-basha-1-2-1.jpg)
Kryetari i PD Lulzim Basha dhe ish Kryeministri, Sali Berisha, gjate nje ceremonie festive te organizuar me rastin e 25 vjetorit te themelimit te gazetes Rilindja Demokratike, RD, organ i Partise Demokratike. /r/n/r/nLeader of the Democratic Party Lulzim Basha and Former Prime Minister Sali Berisha, during a festive ceremony organized to mark the 25th anniversary of the founding of the Democratic Revival newspaper, RD, an organ of the Democratic Party.
Gjykata e Apelit në Tiranë është mbledhur sot në orën 10:00 për të vendosur se cila palë do të mbajë vulën e Partisë Demokratike.
Trupi gjykues përbëhet nga relatore Alma Ahmeti e anëtarë Iliba Bezati dhe Elona Toro.
Kujtojmë se në seancën e 27 dhjetorit të vitit të shkuar Gjykata e Lartë i kërkoi Apelit të vendosë përfundimisht për çështjen.
Gjykata e Lartë u shpreh se Gjykata e Apelit nuk kishte kryer një hetim të plotë të çështjes.