Bernardo Silva bën gati largimin nga City, synon kalimin te Barcelona

Manchester City mund të humbasë një nga lojtarët e saj kryesor në fund të këtij sezoni. Sipas “Daily Mirror”, në fakt, gjasat për një lamtumirë të Bernardo Silvës janë të mëdha.

Edhe në sezonin e kaluar pati tentativa nga disa klube të mëdha evropiane për të, por kjo verë do të jetë moment për të ndryshuar fanellë.

Sipas tabloidit, vetë portugezi tani ka vendosur t’i japë fund përvojës së tij në Angli, për t’u transferuar te Barcelona. Blaugranët nuk kanë zgjidhur problemet financiare, ndaj dhe duhet të shesin disa lojtarë për të finalizuar operacionin.

Këtë sezon Bernardo Silva në 42 ndeshje në të gjitha kompeticionet ka shënuar 11 gola dhe ka dhënë 5 asiste. /R.Lika-Koha Jonë/

SHKARKO APP