Beteja mes dy Robertove, Martinez ka fituar vetëm njëherë duke shkarkuar Mancinin

Belgjika do të sfidojë Italinë, të premten në “Allianz Arena” të Mynihut (2 korrik, 21:00). Një sfidë e fortë edhe në stol, aty ku dy Robertot do të sfidojnë njëri tjetrin: Roberto Mancini dhe Roberto Martinez. Trajneri italian ia ka dalë të fitojë 7 herë ndaj kolegut spanjoll.

Kjo ka ndodhur kur timonieri i kombëtares italiane drejtonte Manchester City. Vetëm një herë ka triumfuar Martinez, por që mjaftoi që “qytetarët” të shkarkonin Mancinin.

Ishte maji i vitit 2013 dhe Wigan, që drejtohej nga trajneri aktual i Belgjikës, fitonte 1-0 ndaj Manchester City në finalen e FA Cup. Një rezultat surprizë që i kushtoi Mancinit stolin e City-it.

Të premten do të jetë dueli i radhës mes tyre. Këtë herë edhe nëse Belgjika do të fitojë, vështirë se Italia do ta mendojë shkarkimin e Mancinit pasi Italia e tij ka njohur një përmirësim të dukshëm nën drejtimin e tij.

 

SHKARKO APP