Bie në humnerë një makinë në Tepelenë, shpëton për mrekulli shoferi
Një makinë ka dalë nga rruga dhe për pasojë është përmbysur dhe ka rënë nga 50 metra lartësi. Ngjarja e rëndë është shënuar në rrugën e fshatit Bënç, bashkia Tepelene.
Raportohet se shoferi i makinës “Benz”, ka shpëtuar mrekullisht dhe është dërguar në spitalin rajonal të Tepelenës ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje ka shkuar policia e cila vijon hetimet për shkaqet e aksidentit. Paraprakisht dyshohet se ka qenë lagështia në rrugë që ka bërë që makina të dalë jashtë kontrollit.