Bledi Çuçi: Sot përcjellim Dëshmorin e Atdheut

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi është pyetur për vrasjen e policit Saimir Hoxha ditën e djeshme në Lezhë.

Çuçi thotë se sot do të përcillet polici si dëshmor atdheu.

Ai theksoi se ky vit do të jetë ndër më të suksesshmit në luftën kundër kanabisit në Shqipëri pasi deri më tani ka arritur majat.

SHÇBA bën punën e saj para ligjit, mos u merrni me këtë çështje, sot do të përcjellim Dëshmorin e Atdheut.

E keni agabim, statistika ka, botohen çdo muaj. Kemi statistikat që publikohen periodikisht bashkë me partnerët tanë. Lufta kundër fenomenit të kultivimit të kanabisit ka shënuar majën, e tregojnë shumë këtë.

Së pari numri i tregtarëve e parcelave të asgjësuara, e dyta presioni që është ngritur dhe nga trafikantët në lidhje me mungesën në treg të këtij produkti narkotik, janë dhe të dhëna, asnjë gomone e kapur në Itali, sivjet, të kapur me kanabis, nga forcat italiane, vetëm ne e kemi kapur. Rritja e çmimit po ashtu. Ky fenomen është zvogëluar, dhe besoj do të jetë një ndër vitet më të suksesshëm të luftës ndaj trafikut e luftës kundër kanabisit”– tha Çuçi.

SHKARKO APP