Blendi Fevziu mbërriti në Nepal, atje ku ka lindur BUDA

Shëtitësi më i madh shqiptar nëpër Botë, Blendi Fevziu, poston foto nga Nepali, një shtet mu rrëzë Malit të Himalajave.

“Kathamandu – Nepal. Vendi ku ka lindur Buda dhe në këmbë të malit më të lartë të botës, Himalajeve. Në vitet ‘60 Kathmandu u shndrua në kryeqytetin boteror të hipive. Gjurmet e tyre i gjen ende nëpër qytet”- shkruan moderatori i njohur Blendi Fevziu.

Sipas një analisti tjetër shqiptar, Fevziut i ka mbetur pa shkuar në Antarktidë dhe në Polin e Veriut. Por në Polin e Veriut ka shumë arinjë polarë dhe frika nuk e lë te niset edhe atje.

SHKARKO APP