Home Kultura Blendi Gonxhj...

Blendi Gonxhja: “The Albanian Key”, një vepër publike mahnitëse për Shkodrën

331
0

Ministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja ka publikuar sot në rrjetet sociale një galeri fotosh ku përcillet dinamika e punës që po bëhet në Shkodër për përfundimin e “The Albanian Key”, skulpturës monumentale dhe konceptuale, fituese e Konkursit Ndërkombëtar “Art në Hapësirën Publike”, shpallur nga ministri e Kulturës.

“Në prag të përfundimit skulptura monumentale “The Albanian Key”, një vepër publike mahnitëse nga mjeshtri shqiptaro-italian Alfred Mirashi – Milot!, shkruan në postimin e tij Gonxhja.

Duke vijuar, ministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, shton se “Kjo kryevepër artistike, një ndër projektet fituese të Konkursit Ndërkombëtar “Art në Hapësirën Publike”, program nën kujdesin dhe financimin e Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, do të vendoset në hyrje të qytetit të Shkodrës, duke sjellë një dimension të ri estetik dhe kulturor. Me përmasa mbresëlënëse prej 20 metrash të gjatë dhe 10 metrash të lartë, kjo skulpturë simbolizon fuqinë dhe komunikimin përmes artit.”

“Pas orësh të panumërta pune dhe përkushtimi, Alfred Mirashi – Milot dhe ekipi i tij i talentuar po realizojnë një vepër që do të hyjë në historinë e artit shqiptar. “The Albanian Key” mbart një mesazh të fuqishëm dhe të qartë: t’i japim fund dyerve të mbyllura dhe të hapim shanse për të gjithë, duke krijuar mundësi të barabarta për çdo njeri.”, ka përfunduar ministri.

Kam privilegjin që të jem një prej kuratorëve të veprës, kësaj kurajoje që vjen për të sjellë risi në komunikimin estetik dhe shkundje në themelet e botkuptimit arkaik, vjen për të treguar se ne jemi brezi që meritojmë artin e madh, artin e ides dhe mendimit, artin që shkallmon konvencionet dhe kanunet e diktatit klasik, duke dëshmuar se arti është që don të thotë më shumë se ç’është. Pavarësisht se “The Albanian Key” është përcjellë me një larmi folklorike trajtimesh dhe epitetesh që e kundërshtojnë dhe e linçojnë atë, mjerisht edhe nga personazhe të mendimit akademik dhe kultural, ajo mbetet një vepër unike me një mesazh të fuqishëm.
Krijuesi i saj, Alfred Mirashi – MIlot, pasi ka magjepsur me çelësat e tij dhe alegorinë shprehëse, publikun italian dhe atë europian, shpërblehet me mundësinë për ta vendosur “The Albanian Key” në Shkodër, në origjinën e t’parëve të tij, si një përmbushje amaneti.
Albert Vataj

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit