Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 09:38 Bullgaria në zi kombëtare, mjegulla dyshohet se shkaktoi tragjedinë me 86 automjete Bullgaria është në zi kombëtare pas aksidentit tragjik që përfshiu 86 automjete në autostradën Trakia. Në këtë aksident humbën jetën 11 persona dhe dhjetëra…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

George Bernard Shaw, dramaturgu irlandez, polemisti i thekur, ai që refuzoi paratë e Çmimit Nobel

Kultura E premte, 26 Korrik 2024 10:05
George Bernard Shaw, dramaturgu irlandez, polemisti i thekur, ai që refuzoi paratë e Çmimit Nobel
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Albert Vataj

George Bernard Shaw (26 korrik 1856 – 2 nëntor 1950), ishte një nga dramaturgët më të mirë të historisë dhe bashkë-themelues i London School of Economics. Irlandezi që ishte kritik e polemist, ndikoi në teatrin perëndimor, por edhe në kulturë dhe politikë. Shaw shkroi mbi 60 vepra. Ishte i njohur për satirën bashkëkohore dhe ai u bë dramaturg kryesor i brezit të tij, ndërsa në vitin 1925 u nderua me Çmimin Nobel në letërsi.

George Bernard Shaw pati një fëmijëri të vështirë. Atmosfera ku ai u rrit ishte shumë më poshtëruese sa të jesh thjeshtë i varfër. Ai u mësua nga xhaxhai klerik, i cili i pengoi shkollimin. Show kur ishte vetëm 16 vjeç punoi si agjent në një zyrë shitblerje tokash. Vitet e mëvonshem do ta lidhnin atë me dijen dhe shkollën në rrethana aspak të favorshme. Një rol të veçantë në rritjen dhe edukimin e tij dha nëna, e cila ishte ndarë nga bashkëshorti dhe arrinte ta ndihmonte të birin me ato pak të ardhura që siguronte nga i shoqi mësues muzike. Jeta për George Bernard Shaw 20-vjeçar vijonte të ishte e vështirë, me plot pengime dhe mundësi sfiduese. Gjithsei ai arriti të merrte edukim në muzikë dhe në letërsi me suportin e nënës. Ai kalonte pasditeve në një dhomë në Muzeun Britanik, duke shkruar romane dhe duke lexuar atë që kishte humbur në shkollë. Gradualisht nisën të bëheshin të gjalla dhe vepruese mbrëmjet e tij të vetëarsimit plotësues, në ligjëratat dhe debatet, frymë që karakterizonte bashkëkohoren e klasës së mesme në Londrën intelektuale.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Fiksheni i tij gjysëmbiografik shkruar më 1879 dhe botuar në vitin 1930, dështoi totalisht. “Pasiguri” u hodh poshtë nga çdo botuesi në Londër. Katër romanet e tij të ardhshme patën të njëjtin fat të keq, siç ishin shumica e artikujve që ai i dorëzoi shtypit për një dekadë. Puna fillestare letrare e Shaw-t e shpërbleu atë më pak se 10 shilingë në vit. Një fragment i botuar pas vdekjes, si një roman i papërfunduar në vitin 1958 (por i shkruar 1887-88) ishte fillimi i tij i fundit të rremë në fikshën.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Pavarësisht dështimit, Shaw arriti të gjete veten gjatë kësaj dekade. Ai u bë një orator magjepsës, një polemist dhe kritik i ashpër, dhe një dramaturg i madh.

Mund t'ju interesojë

Interpretim emocionues i këngës “Për ty Atdhe” nga muzikantë me aftësi ndryshe (VIDEO)

Interpretim emocionues i këngës “Për ty Atdhe” nga muzikantë me aftësi ndryshe (VIDEO)

Para 33 minutash
Aleksandër Beçiri: Shpirti, Shpia, Atdheu!

Aleksandër Beçiri: Shpirti, Shpia, Atdheu!

9 Nëntor 2026, 18:32
Pse quhet Tirana? Ben Blushi rrëzon legjendën e origjinës nga Teherani në librin ”Historitë e Çmendura të Tiranës”

Pse quhet Tirana? Ben Blushi rrëzon legjendën e origjinës nga Teherani në librin ”Histo...

6 Nëntor 2026, 16:07

Refuzimi i parave të Nobelit

Në vitin 1926, shkrimtari George Bernard Shaw refuzon të pranojë paratë për Çmimin Nobel që kishte fituar, duke thënë: “Unë mund t’a fal Alfred Nobelin për shpikjen e dinamitit, por vetëm një djalli në formë njeriu mund t’i kishte shkuar në mendje për të shpikur Çmimin Nobel”. Çmimi Nobel u themelua në vitin 1895 nga kimisti suedez Alfred Nobel (1833- 1896), autor i rreth 350 shpikjeve, por më i famshëm për shpikjen e dinamitit.

Vlerësimi për Nolin

Kur Fan Noli botoi librin “Bethoven and French Revolution”, i dërgoi një kopje edhe kritikut George Bernard Shaw – ky iu përgjigj me shaka e kompliment: “Ngatërruat profesionin, kur u bëtë prift…”

Në Dublin mësoi për ndihmës të shitësit, më 1876 shpërngulet për në Londër. Është marrë me muzikë dhe kritikë të teatrit, ndërsa më 1925 është fitues i Çmimit Nobel për Letërsi. “Pygmalion”, tregim me temë dashuri-linguistikë për profesorin Higgins dhe Elizi Doolitle, sigurisht se është pjesa më e mirë dhe më e njohur teatrore e G.B.Shawit, por përveç këtyre komedive, ka shkruar edhe drama qytetare në stilin ibsenovian duke e kritikuar moralin gënjeshtar. Mjeshtër i gjuhëve të ndërsjella dhe paradokseve.

Një ndodhi dhe një ironi që i shkon ndoshta vetëm atij, Georges Bernard Shaw

Georges Bernard Shaw (26 korrik 1856 – 2 nëntor 1950) dramaturg i shquar anglez dhe personalitet politik Një avokat dhe një kirurg, miq të Bernard Shaw-t, ishin duke diskutuar gjatë darkës për dramaturgët dhe dramaturgjinë. Show dëgjonte dhe heshtte.

– E po tashi, përse nuk na treguat edhe ju ndonjë gjë? – i thanë miqtë. – Di vetëm një, – tha dramaturgu, – dhe do t’jua tregoj me pak fjalë. Gjatë një operacioni një kirurg, që unë e njoh, e humbi gjakftohtësinë dhe në vend që t’i hiqte pacientit organin e sëmurë, i hoqi atë pjesë të sistemit nervor që kishte lidhje me ndërgjegjen.

– E po mirë – e ndërpreu avokati, – po pastaj ç’ndodhi?

– I sëmuri – vazhdoi Show, – megjithatë u shërua, por meqënëse nuk ishte me ndërgjegje u bë avokat.

George Bernard Shaw dikur tha: “Shpesh e citoj veten time. Është si një erëz e shtuar në bisedat e mia”. Dhe ai kishte plot shprehje të mira nga të cilat mund të zgjedhësh.

1 – “Koha është një mësues i mirë, por i vret të gjithë nxënësit e saj”.

2 – “Një jetë e kaluar me gabime jo vetëm që është më e ndershme, por më e vlefshme se një jetë e kaluar duke mos bërë asgjë”.

3 – “Fuqia e vëzhgimit të saktë është quajtur zakonisht cinizëm nga ata që nuk e kanë këtë aftësi”.

4 – “Vetja e pandërgjegjshme është gjeniu i vërtetë. Frymëmarrja juaj bëhet keq në momentin që vetë e ndërgjegjshmja përzihet me të”.

5 – “Nuk ka sekrete të mbajtura më mirë sesa sekretet që supozojnë të gjithë”.

6 – “Ne mësojmë nga përvoja, se njerëzit nuk mësojnë kurrë ndonjë gjë nga përvoja”.

7 – “Mos i bëj të tjerëve atë që të tjerët të bëjnë ty, pasi nuk mund të keni të njëjtat shije”.

8 – “Ai s’di asgjë dhe mendon se di çdo gjë. Kjo tregon një karrierë të qartë politike”.

9 – “Nuk ka dashuri më të sinqertë se sa dashuria për ushqimin”

10 – “Ferri është plot i mbushur me muzikantë amatorë”.

11 – “Mënyra ime e të bërit shaka është të tregoj të vërtetën. Është shakaja më qesharake në botë”

12 – “Për aq kohë sa kam një dëshirë, kam një arsye për të jetuar. Kënaqësia është vdekje” .

13 – “Në burgun e parë që pashë ishte e gdhendur: Mos bëni keq, mësoni të bëni mirë, por ajo ishte e shkruar jashtë, kështu që të burgosurit nuk mund ta shihnin”.

14 – “Ata të cilët nuk ndryshojnë dot mendjen e tyre, nuk mund të ndryshojnë asgjë”

15- “Nuk luajmë më sepse plakemi. Plakemi sepse nuk luajmë më”.

16 – “Gazetat duket se e kanë të pamundur të diskriminojnë mes një aksidenti me biçikletë dhe kolapsit të një qytetërimi”.

17 – “Kërcimi: Shprehja vertikale e një dëshire horizontale të legalizuar nga muzika”.

18- “Sikur të gjithë ekonomistët në botë të ishin vënë njëri pas tjetrit, nuk do të arrinin asnjë konkluzion”.

19- “Rregulli i artë është se nuk ekzistojnë rregullat e arta”.

20- “Nëse nuk shkëputesh dot nga skeleti i familjes, ju mund ta bëni atë të kërcejë”.

21 –“Rinia është e mrekullueshme. Sa krim që shpenzohet më kot tek fëmijët”.

22 –“ Martirizimi është e vetmja mënyrë si një njeri mund të bëhet i famshëm pa aftësi”.

23- “Mungesa e parave janë rrënja e gjithë të këqijave”

24- “Kur një gjë është për të qeshur, kërko me kujdes për një të vërtetë të fshehur.”

25- “Fuqia e vëzhgimit të saktë është quajtur shpesh cinizëm nga ata që nuk e kanë atë.”

26- “Shkenca kurrë nuk zgjidh një problem pa krijuar dhjetë të tjerë.”

27- “Nuk ka dashuri më të sinqertë se ajo për ushqimin”

28- “Potinusi: Është e mundur që Çezari, zotëruesi i botës ka kohë të merret me çikërrima te tilla si puna e taksave?

Çezari: Miku im, taksat janë lufta më e rëndësishme e një perandori“. –George Bernard Shaw (Çezari dhe Kleopatra)

29- “Nuk kemi të drejtë të konsumojmë lumturinë nëse nuk e prodhojmë atë, si dhe nuk kemi të drejtë të konsumojmë pasuri pa e fituar me mund”.

30- “Kujdes nga dituria e devijuar sepse ajo është më e rrezikshme se padituria”.

Etiketat e lidhura

albert vatajdramaturgu irlandezGeorge Bernard Shaw
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Bullgaria në zi kombëtare, mjegulla dyshohet se shkaktoi tragjedinë me 86 automjete
Para 1 minute

Bullgaria në zi kombëtare, mjegulla dyshohet se shkaktoi tragjedinë me 86 automjete

Juventus “derbi” me Milanin për të siguruar … Tresoldin
Para 13 minutash

Juventus “derbi” me Milanin për të siguruar … Tresoldin

Rrjedhje gazi në një furrë buke në Fier, dy punonjësit përfundojnë në spital nga asfiksia
Para 17 minutash

Rrjedhje gazi në një furrë buke në Fier, dy punonjësit përfundojnë në spital nga asfiksia

Ambasadorja e BE prezanton progres-raportin e KE para komunitetit të biznesit në Shqipëri
Para 26 minutash

Ambasadorja e BE prezanton progres-raportin e KE para komunitetit të biznesit në Shqipëri

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 11 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 12 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 13 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

4 Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori
Para 11 orësh

Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.