Boksieri Kristian Prenga triumfon në New York, Gjekmarkaj: Ngriti peshë mijëra zemra, spektakël i vërtetë kurajoje

Deputeti i Partisë Demokratike Agron Gjekmarkaj ka reaguar pas triumfit të boksierit Kristian Prenga në New York mbrëmjen e djeshme.

Gjekmarmaj shkruan se fitorja e tij ngriti në peshë mijëra zemra duke theksuar se është emocionuese të shohësh aq shumë flamuj shqiptar bashkë.

Një lajm i mrekullueshem. Kristian Prenga u shpall kampion mbrëmë në New York. Një tjeter shqiptar zot i fatit të tij dhe me fat Shqiperia që e ka. Na gezove shqipe. Një spektakel i vertetë force kurajoje e profesionalizm nga ana e boksierit të shquar mirditor. Mijera zemra ngriti peshe. Emocionuese të shohesh aq flamuj shqiptar bashkë ku secili u ndie fitues. Po kaq nder.
Shumë krenar na bëre.
Në 00. 3 me oren tonë Kristiani e mundi me KO boksierin amerikanin amerikan Samuel Crossed mbajtes i dy titujve WBA dhe NBA duke u bërë ai vetë tashmë mbajtes i NAB title (North American belt)
WBA intercontinental title USA Canada Mexico etj. Ashtu siç e ndoqen shqiptaret në të gjitha kontinentet, ku udhetuan gjatë me tren dhe avion për ti dhënë mbeshtetje mos ti mungojë mirnjohja etike nga shteti shqiptar i cili në këtë rast perfiton në imazh pa harxhuar asgjë. Mirnjohja nuk kushton ajo është shënje e shoqerive të civilizuara. Urime Kampion , Urime Kristian Urime Shqiperi”.

SHKARKO APP