Bologna i shkakton një tjetër humbje Interit, Napoli pranë titullit (VIDEO)

Interi ka pësuar një tjetër humbje në kampionatin italian të futbollit, duke i dhënë thuajse lamtumirë betejës për titull.

Zikaltrit janë mundur me rezultatin 1-0 në transfertën ndaj Bolognës. Golin e vetëm të ndeshjes do ta shënonte Orsolini në minutën e 76-të, ndërkohë që Interi rrezikoi shumë pak portën e Skorupskit.

Tashmë pas 24 javësh kampionat, Interi renditet në vendin e dytë me 47 pikë, 18 më pak se Napoli i vendit të parë.

SHKARKO APP