Bologna me ritëm Championsi, fiton me përmbysje ndaj Atalantës

Bologna nuk ka ndërmend të ndalet dhe merr një fitore të madhe 1-2 me përmbysje ndaj Atalantës.

Ademola Lookman kaloi vendasit në avantazh në pjesën e parë, por emilianët përmbysën gjithçka brenda 4 minutave. Penalltia e kthyer në gola nga Joshua Zirkzee dhe Leëis Ferguson vulosën duelin.

Bologna shkon në kuotën e 51 pikëve, ndërkohë që Atalanta mbetet në kuotën e 46 pikëve.

SHKARKO APP