Izraeli do sulmojë nga toka, shefi i ushtrisë: Bëhuni gati për një operacion të mundshëm në Liban

Shefi i shtabit të përgjithshëm të Forcave të Mbrojtjes të Izraelit, Herzi Halevi i është drejtuar trupave të tij të bëhen përgatiten pasi mund të zhvillohet një sulm i mundshëm nga toka në Liban. Si tha se avionët tashmë kanë goditur në tokë, për të përgatitur terrenin për hyrjen e tyre dhe gjithashtu për të goditur Hezbollahun. ”Nuk po ndalemi, do vazhdojmë t’i godasim dhe t’i godasim kudo. Qëllimi është shumë i qartë, të kthehen të sigurt banorët e veriut”. Shefi i ushtrisë shtoi se për ta arritur këtë, po përgatitet një manovër. ”Kjo do të thotë se çizmet tuaja ushtarake, çizmet tuaja manovruese, të hyjnë në territorin e armikut, të hyjnë në fshatrat që Hezbollahu ka përgatitur si baza të mëdha ushtarake, me infrastrukturë nëntokësore”, tha ai.

SHKARKO APP