Për herë të parë, Tanzania publikon të dhënat e Covid-19

Presidentja e Tanzanisë, Samia Suluhu Hassan, për herë të parë njoftoi të dhënat e Covid-19. Presidentja e parë grua, në një deklaratë për një televizion deklaroi se 70 persona që ishin në “gjendje kritike” për shkak të Covid-19 u trajtuan në spital.

Hassan nuk dha informacion në lidhje me numrin e viktimave nga virusi vdekjeprurës. Duke njoftuar se ata do të marrin vaksina me vlerë prej 470 milionë dollarë si pjesë e luftës kundër koronavirusit. Hassan shtoi se Tanzania do të përfshihet gjithashtu në programin COVAX.

Hassan mori postin e presidentes së vendit pas vdekjes së papritur të ish-presidentit Tanzanisë, John Magufuli, më 17 mars, i cili njihej me qëndrim injorues ndaj pandemisë.

SHKARKO APP