Presidenti lë vendin, Politikani: Zoti do të kërkojë llogari dhe populli do të gjykojë

Kryetari afgan i Këshillit të Lartë për Pajtimin Kombëtar, Abdullah Abdullah ka kritikuar ashpër Presidentin, Ashraf Ghani që zgjodhi të largohej nga vendi në një situatë kaq të vështirë për Kabulin.

“Fakti që ish-presidenti afgan u largua nga vendi dhe la njerëzit dhe vendin në një situatë kaq të keqe, Zoti do t’i kërkojë llogari atij dhe populli i Afganistanit gjithashtu do ta gjykojë atë. Në këto kushte e vetmja gjë që dua për ju është që Zoti t’ju japë forcë për të ruajtur paqen. Unë kërkoj nga forcat e mbrojtjes dhe sigurisë të vendit të bashkëpunojnë në ruajtjen e sigurisë.

I kërkoj forca të lëvizjes talebane për t’i dhënë negociatave një shans, kështu vuajtjet e njerëzve nuk do vazhdojnë ose përkeqësimi i situatës së sigurisë, pasi e kundërta e kësaj gjëje do të rezultonte në shkaktimin e viktimave.

Edhe një herë kërkoj durim për ju dhe Zoti ju ndihmoftë dhe qoftë me ju, uroj që këto ditë të vështira të kalojnë dhe të arrihet një zgjidhje për jetesën paqësore të popullit afgan”, tha Abdullah.

SHKARKO APP